Zyrtare/Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri. Manastirliu: 26 raste të dyshuara rezultuan negative
Ministria e Shëndetësisë konfirmon zyrtarisht se në Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirusin e ri kinez.
Referuar njoftimit të shpërndarë nga ministrja në total në Shqipëri janë testuar 26 raste që kanë dalë me rezultat negativ.
“Deri tani asnjë rast i konfirmuar me koronavirusin e ri në vend” shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga minstrja Ogerta Manastirliu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.