1 miliard lekë për blerjen e energjisë – Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë
Është botuar sot në Fletoren Zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për mbështetjen financiare të sektorit të energjisë për blerjen nga importi të energjisë elektrike, për vitin 2017.”
Kështu, sipas këtij vendimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që përfaqëson edhe aksionarin e OSHEE sh.a, kësaj të fundit do t’i jepet një hua me vlerë 1 miliard lekë.
Kjo shumë do të përdoret nga OSHEE sh.a për sigurimin e blerjes së energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve. Afati i përdorimit të saj përfundon më 31.12.2017.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe OSHEE sh.a do të përcaktojnë së bashku edhe kushtet e huas të nënshkruara pikërisht nga këto institucione.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.