“1 vit pa smartphone” – Kompania e njohur ofron 100 mijë dollarë, ja afati i fundit
A mund të hiqni dorë nga telefoni juaj për një vit?
Kompania e Vitaminwater është e gatshme të japë $ 100,000 nëse dikush mund të marrë këtë sfidë përsipër. Për të hyrë në garë, duhet të postoni në Twitter ose Instagram, duke vendosur hashtags #nophoneforayear dhe #contest, si edhe duke përshkruar atë që do të bënit nëse nuk do të përdornit telefonin për një vit. Afati i fundit për të hyrë në garë është 8 janar 2019.
Kompania do të zgjedhë një konkurrent rreth 22 janarit, sipas rregullave të konkursit, dhe do t’u japë atyre një telefon celular të vitit 1996. Për vitin e ardhshëm, nëse jeni të përzgjedhur nuk mund të përdorni asnjë smartphone ose tabletë fare, madje edhe ato që u përkasin njerëzve të tjerë, por mund të përdorni laptopë dhe kompjuterë desktop. Pajisjet si Google Home dhe Amazon Echo janë gjithashtu në rregull. Nëse mund të kaloni një vit të plotë kështu do të fitoni $ 100,000. Nëse arrini deri në gjashtë muaj, fitoni $ 10,000.
Vitaminëater, gjithashtu do të verifikojë se sa të ndershëm do të jenë pjesëmarrësit. Para marrjes së parave, garuesi do të paraqesë një test të detektorit të gënjeshtrës. “Ne nuk mendojmë se ka ndonjë gjë më të mërzitshme se sa të përdorësh dhe kjo është një mundësi për të mbajtur qëndrim kundër rutinës dhe t’i japësh dikujt $ 100,000 për të bërë diçka jashtëzakonisht të vlefshme me kohën e tyre” – tha Natalia Suarez, menaxherja e markës shoqëruese të kompanisë për CNBC.
Individët ndërmjet moshës 18 dhe 34 vjeç, kalojnë më shumë se dy orë e gjysmë në ditë në telefon thjesht duke konsumuar kohë me përmbajtje argëtuese, sipas raportit të fundit të publikut të vitit 2018 nga Nielsen. Një sondazh në fillim të këtij viti zbuloi se 43 për qind e individëve thonë se kontrollojnë telefonin e tyre të paktën çdo 20 minuta.
Pothuajse gjysma e të rinjve në mënyrë specifike raportojnë se i përdorin telefonat e tyre celularë tani shumë më tepër se një vit më parë. Ky brez është i lidhur aq shumë me pajisjet teknologjike sa një artikull i fundit i Atlantikut pyeti: “A kanë shkatërruar smartphonat një brez të tërë”?
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.