10 fakte interesante që nuk i dinit për Ukrainën
Ndërkohë që Kievi, kryeqyteti i Ukrainës ishte vendi në të cilin u mbajt këtë vit konkursi i këngës, Eurovizion 2017, ne po ju paraqesim një sërë faktesh që ndoshta nuk dinit për këtë vend të Evropës Lindore.
1.Është vend i madh
Duke mos e llogaritur Rusinë,e cila ka një marrëdhënie të paqartë me Evropën, Ukraina është shteti më i madh i kontinentit.
2.Njihet si vendi i shtatë mrekullive
Brenda kufijve të saj Ukraina ka shtatë vende të Trashëgimisë Botërore, UNESCO, duke përfshirë këtu katedralen e Shën Sophisë në Kiev, qytetin e lashtë të Chersonesus si deh pyjet e Ahut të Karpateve.
3.Pëlqejnë të pijnë
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendisin Ukrainën të gjashtën për sa i përket konsumit të alkoolit.
4.Pija e tyre nuk është Vodka
Edhe pse të gjithë i njohin Ukrainën si vendin e vodkës, duhet theksuar fakti se pija kombëtare e tyre quhet horilka. Edhe pse ngjason shumë me vodkën, ka pak ndryshim. Ndërkohë që kuptimi i vodkës është “pak ujë” horilka do të thotë “ujë që digjet”.
5.Ka një ushtri të madhe
Ukraina, e cila trashëgoi një arsenal të madh bërthamor pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjeti, ka ushtrinë e dytë më të madhe në Europë pas Rusisë.
6.Ukraina mbahet për vezët e pashkëve
Rajone të ndryshme të vendit kanë mënyra dhe dizajne të ndryshme dekorimi për sa I përket vezëve të pashkëve, por një gjë është e sigurt dizajnet e tyre janë mjaft tërheqëse e të ndërlikuara.
7.Ndodhet në zemër të Evropës
Përcaktimi i këtij titulli nuk është aq I thjeshtë aq më tepër kur janë shumë vende të cilat e kërkojnë këtë emërtim, por duhet përmendur se një qytet i vogël i Ukrainës, Rakhiv është një vend i tillë. Por ekziston edhe një vend i dytë pretendent për këtë titull në Transcarpathia, ku një austro-hungarez i cili dikur sundoi mbi territorin e shënoi këtë vend si të tillë.
8.Njihet si vendi me stacionin më të thellë nëntokësor
Arsenalna, një stacion në linjën Sviatohynsko-Brovarska të Kievit është më i thelli në botë me 105.5 metra nën tokë.
9.A e njihni këtë?
Tuneli I dashurisë, i cili është ndër vendet më të njohura në rrjetet sociale për sa i përket bukurisë gjendet në pyjet e Ukrainës. Kjo hekurudhë është për një tren privat I cili ofron dru për një fabrikë lokale.
10.Ukrainasit janë fansa të McDonald’s
Ukraina nuk njihet vetëm për pijet alkoolike. McDonald’s i cili ndodhet në stacionin kryesor të trenit në Kiev thuhet se është vendi i tretë më i ngarkuar në botë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.