10 gjërat më domosdoshme kur shkoni me pushime
- Një orë
Ju nuk mund të mbështeteni te telefoni juaj për gjithçka, dhe këtu hyn në lojë ora juaj. Një orë është e domosdoshme kur shkoni me pushime, por mos merrni me vete disa ora për ti ndërruar apo kombinuar, jo vetëm që ju zënë shumë vend por ekziston mundësia që ti humbisni.
- Një shall
Shajet janë fantastike pasi janë shumë-funksionale. Ato përveçse e zbukurojnë veshjen tuaj, ju mbrojnë nga dielli, ju mbajnë dhe ngrohtë në kohë të ftohta. Ju nuk mund ta dini asnjëherë 100 për qind motin në vendin ku po shkoni kështu që një shall do ishte zgjidhje perfekte.
- Një kapele
Për një mbrojtje të dyfishtë nga dielli, do t’ju duhet me vete një kapele. Përpiquni të zgjidhni një kapele e cila mund të futet lehtësisht në çantë e të mos keni probleme nëse i prishet forma. Zgjidhni një kapele e cila do të ishte e përshtatshme të përdorej jo vetëm për mbrojtjen nga dielli por edhe për ti dhënë më shumë hijeshi veshjes suaj.
- Çorape
Çorapet janë të vogla mjaftueshëm për tu paketuar e për të mos zënë shumë vend. Merrni disa palë çorape me vete gjatë pushimeve tuaja, në mënyrë që këmbët tuaja të ndihen rehat gjatë gjithë kohës. Nëse vendi në të cilin po shkoni me pushime është i ftohtë atëherë merrni me vete çorapet më të ngrohta që keni.
- Këpucë të mbyllura
Edhe nëse udhëtimi juaj do të jetë drejt plazhit, një palë këpucë të mbyllura do t’ju nevojiten gjithsesi. Nëse dilni për darkë në ndonjë restorant të mirë apo vendosni të bëni një shëtitje në qytet këpucët e mbyllura janë të domosdoshme.
- Një xhaketë e hollë
Edhe në vendet më të nxehta, në darkë moti mund të freskohet, ndaj do të ishte shumë mirë të merrnit me vete një xhaketë të hollë në mënyrë që të ndiheni komod gjatë gjithë kohës. Përpiquni të gjeni një xhaketë të kombinueshme që të shkojë me të gjitha rrobat tuaja.
- Një veshje formale
Edhe pse shumicën e pushimeve tuaja do ti kaloni duke marrë rreze dielli e duke u relaksuar nëse doni të provoni restorantin më të mirë në qytet një veshje formale është e domosdoshme pasi në të kundërt do të ndiheni inferior.
- Të brendshme
Kur jeni me pushime, nuk doni të merreni me asgjë tjetër përveçse me relaksin. Të brendshmet po ashtu si corapet nuk zënë aspak vend në valixhen tuaja kështu që merrni aq sa t’ju nevojiten në mënyrë që të mos e kaloni kohën tuaj duke larë rroba.
- Tre deri në pesë bluza të rehatshme
Bluzat tuaja duhet ti zgjidhni me kujdes kur shkoni me pushime. Ndoshta mund të zgjidhni ato bluza që ngjanë më bukur apo ju pëlqejnë më shumë por nëse nuk janë funksionale do t’ju duhet të hiqni dorë. Përpiquni të zgjidhni bluza me material pambuku, kështu do të ndiheni komod gjatë pushimeve tuaja.
- Tre palë pantallona
Pantallonat janë thelbësore, nëse keni tre palë pantallona të mira me vete kur udhëtoni janë mjaftueshëm për 1 javë pushime. Nëse pushimet tuaja zgjasin më shumë se kaq do të ishte mirë të gjenit një lavanderi.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.