10 gjërat që duhet të bëni para se të vizitoni një vend për herë të parë
Na ka rastisur shpesh që udhëtimi në një vend të ri turistik është një përvojë emocionuese, por pushimet tuaja nuk mund të jenë aq impresionuese nëse nuk e keni planifikuar më parë këtë udhëtim. Kështu disa nga turistët e kanë gjetur disi veten në shumë situata të pakëndshme, duke mos pasur njohuri të mjaftueshme në lidhje me restorantet apo njohjen e këtij qyteti. Por për fat të mirë, gjithmonë ka një zgjidhje Google është miku ynë më i mirë për të bërë kërkimet e duhura në internet për sa i përket hoteleve, restoranteve apo guidës së duhur në këtë qytet. Kjo listë përmban rreth 11 gjërat që ju duhet të kërkoni në Google përpara se të bëni hapin e duhur në lidhje me pushimet tuaja.
Cilat janë kërkesat e vizave për vendin?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet që kanw pasaportat më të forta në botë, pasi vetë amerikanët mund të udhëtojnë në 173 vende të cilët mund të kenë hyrje dalje pa qenë nevoja e ndonjë vize. Por disa nga dhjetëra vende që kërkojnë vizë paraprakisht janë disa nga më të njohurit për amerikanët që vizitojnë, nga ku përfshihen pikat më pikante turistike siç mund të jenë Brazili, Kina, India dhe Vietnami. Një nga gjërat kryesore që duhet të bëni pasi të vendosni në lidhje me destinacionin tuaj të udhëtimit është studimi i kërkesave për vizë. Disa vende mund të kërkojnë shumë kohë për të aplikuar për vizë, prandaj është e rëndësishme që të aplikoni shumë kohë më përpara.
Si do të jetë moti?
Pasi të keni vendosur për një destinacion të caktuar, si fillim duhet të orientoheni se si duhet të jetë moti në ditët në vazhdim. Por duke shpresuar se ju keni bërë një hulumtim më parë në lidhje me motin, në mënyrë që të mos humbni asnjë ditë plazh në planifikimin tuaj veror.
Si është kursi i këmbimit?
Kurset e këmbimit valutor janë vazhdimisht të luhatshme. Duke studiuar kursin e këmbimit të destinacioneve në vendin tuaj, mund të shpëtoni nga pagesa e tepërt si dhe të siguroheni se po merrni kursin më të mirë nga këmbyesit e monedhave.
A ka ndonjë festë publike?
Ju do të donit të dinit rreth festivaleve speciale ose festimeve kulturore që zakonisht nuk do të merrnit ndonjë përvojë të pakëndshme.
Cili është rregulli i mirësjelljes?
Mund të ketë disa nga zakonet më shqetësuese, sepse çdo qytet mund të ketë një protokoll të ndryshëm. Në të vërtetë, shumica e vendeve kanë një kulturë shumë më pak liberale se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa priten këshilla nëpër restorante, hotele, sallone për flokët dhe shumë vende të tjera. Por kjo nuk mund të duket si një gjë e madhe, në fund të fundit, cilët punëtorë nuk do të donin para shtesë? Por, në të vërtetë informimi perceptohet si një gjë e pasjellshme në disa vende siç mund të jetë Japonia, ku gjesti mund të interpretohet për të kuptuar nëse punonjësit nuk mund të ofrojnë shërbim më të mirë pa qenë nevoja e ndonjë ryshfeti.
Cila veshje do t’ju duket më e përshtatshme sipas kulturës tuaj?
Duke folur për veshje, në varësi se ku po udhëtoni, destinacioni juaj mund të ketë pritshmëri të ndryshme kulturore për atë që mund të vishni apo nuk mund të vishni. Nëse disa vende, për shembull, mund të konsiderohet fyese për t’u veshur në mënyrë të papërshtatshme. Paraprakisht, bëni disa kërkime për t’u siguruar që po paketoni veshjet e përshtatshme.
Cilat janë disa nga shprehjet bazike në gjuhën vendase?
Nuk mund të presësh që e gjithë bota të flasë anglisht, kështu që gjithmonë është e dobishme të mësosh disa fjalë bazë në gjuhën lokale të destinacionit tënd. Ju nuk do të bëheni një folës i shkëlqyer i gjuhës, por mund të mësoni disa
A do të mund të kem nevojë paraprakisht për të blerë bileta për disa nga vendet turistike?
Nëse po vizitoni një nga vendet për herë të parë, ndoshta në mendjen tuaj keni një listë të atraksioneve turistike të cilët dëshironi të shihni gjatë kohës që ndodheni atje.
Fillimisht, bëni disa kërkime për të gjetur se cilat nga ato atraksione do t’ju nevojiteshe më parë për të blerë bileta. Vendet si Varri i Shën Pjetrrit në Vatikan ose kështjella Alhambra në Spanjë, të cilat këto vende kanë gjithmonë një numër të kufizuar vizitorësh, kështu që do të ishte e drejtë për të prenotuar shumë më përpara. Kjo nuk ka asgjë me spontanitetin, por mund të kufizojë se cilat nga vendet mund të jenë më të përshtatshme për t’u vizituar.
Si mund të dal nga aeroporti?
Ju ndoshta nuk keni nevojë për të përpunuar detajet e shkëlqyera e të gjitha transporteve që ju nevojiten gjatë pushimeve tuaja, por më e rëndësishmja është se si duhet të largoheni nga aeroporti kur të arrini. A do të ketë taksi të shpejtë që mund të presë për ju? A është në dispozicion transporti publik, ose është ky një udhëtim në mënyrë që të arrini në destinacionin më të afërt të autobusit apo të trenit? A ekzistojnë aplikacione për ndarjen e udhëtimit siç mund të jetë Uber dhe Lyft e cila mund të ekzistojë në destinacionin tuaj të radhës. Asnjë nuk dëshiron që eksperienca juaj e parë në një vend të ri të jetë stresues, kështu që sigurohuni që koha juaj në aeroport të shkojë pa probleme.
Çfarë lloj transporti duhet për të parë të gjithë vendin?
Dhe duke folur për transportin, nëse jeni duke shkuar në një udhëtim të gjatë në disa prej destinacionet, do të ishte e drejtë se për çfarë transporti do të na nevojitej për të shkuar nga një vend në tjetrin. Në këto destinacione mund të ketë trena, autobusë dhe aeroplanë dhe në disa vende për udhëtarët mund të jetë më se normale për të përdorur makinat me qira ose motoçikletat. Ju mund të keni disa opsione të ndryshme për çdo rast.
Vizitoni një forum udhëtimi për të gjetur strategjinë më optimale të transportit dhe nëse do t’ju duhet të rezervoni paraprakisht biletat e transportit dhe se kur mund të shfaqni ditën se kur duhet të udhëtoni.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.