10 qytetet që ju japin shanse më të mira për t’u bërë i pasur
Lëvizja në një qytet më të madh duket si mënyra më e mirë për t’ia filluar nga e para, një punë e re, para më shumë. Por pavarësisht se mund të jetë një qytet i madh dhe të ketë kërkesë për punë, kjo nuk do të thotë se do të jetë vendi më i mirë për të ndërtuar jetën financiare personale. Shumë njerëz e mendojnë të qenit financiarisht më mirë kur zotërojnë një makinë të bukur, një shtëpi të madhe apo kur mendojnë për personalitete si Warren Buffet apo Bill Gates dhe miliardat e tyre.
“Por mund të jetoni shëndetshëm dhe në qytete modeste”, tha Claes Bell, një analist bankar dhe hulumtuesi kryesore i “Bankrate”. Për përpilimin e listës Bell studioi 18 vendet më të mëdha metropolitan në Shtetet e Bashkuara duke marrë në konsideratë të ardhurat mbas taksimit, fortësinë e tregut të punës, kostot e shtëpive, shërbimeve financiare, mes shumë faktorëve të tjerë. Bell arriti në përfundime surprizuese.
Psh San Francisko nuk klasifikohet në 10-shen më të mirë. Qyteti mund të renditet i pari në termat e tregut të punës, por nuk mund të ulë nivelin e madh të borxheve që qytetarët kanë. San Diego u rendit në vend të fundit për sa i përket tregut të punës dhe vështirësisë për të ndërtuar një mirëqenie financiare të qëndrueshme.
Nëse mendoni të shpërnguleni në një qytet më të madh dhe më të qëndrueshëm financiarisht, merrni në konsideratë listën e 10 qyteteve më të mira për të jetuar:
- Çikago
Çikago mori vendin e fundit në këtë studim. Pavarësisht çmimeve të mira të tregut të shtëpive, kishte faktorë të tjerë që e çuan në vendin e 10-të.
- Mineapolis – St. Paul
Mineapolis – St. Paul në kontrast më qytetet e tjera ka një treg mjaft të mirë të shtëpive, një treg kompetitiv të punës dhe një shërbim të mirë dhe të aksesueshëm financiar, të cilët lejojnë individin të ketë shanse të mira për të ndërtuar një mirëqenie financiare.
- Miami
Jugu i Floridës nuk mbahet për treg të mirë pune, por nëse aktiviteti juaj mbështetet në toka dhe pasuri të paluajtshme, është një akses i mirë financiar dhe mund të ruani ca të ardhura mënjanë. Njerëzit që jetojnë në Miami, kanë një nivel më të ulët borxhesh, e cila i lejon të kenë më tepër të ardhura për një pension më të mirë, një shtëpi më të madhe si dhe taksa më të pranueshme.
- Baltimore
Në Baltimore njerëzit luftojnë për vende pune, për shtëpi me çmime më të mira, dhe borxhe më të ulta. Por për ata që jetojnë në Baltimore, kanë të ardhura mjaft të mira. Për këtë arsye ajo renditet e dyta në të gjithë Shtetet e Bashkuara për shkallën e të ardhurave financiare. Gjithashtu kanë një akses të mirë në shërbimet e tjera financiare, për këtë arsye renditet në vendin e 7.
- Dallas-Fort Worth
Edhe pse është shumë e vështirë të heqësh para mënjanë ndërsa je duke jetuar në Dallas – Fort Worth, tregu i shtëpive, dhe niveli i ulët i borxheve në zonës e metrosë e vendos këtë vend në vendin e gjashtë.
- New York
New Yorku ka tregun më të mirë të punës, pas San Franciskos, por arsyet që e lënë pas këtë të fundit nuk shfaqen në New York. Edhe pse tregu i shtëpive është tmerrësisht i lartë, aksesi në shërbimet e tjera financiare dhe borxhi i ulët e rendisin atë në vendin e pestë.
- Detroit
Detroiti është një surprizë në këtë listë, një qytet i cili është rimëkëmbur pas rënies së madhe financiare, tashmë ka një treg të qëndrueshëm të shtëpive. Ky qytet ka përqindjen më të lartë të kursimeve, si dhe borxhin më të ulët në vend. Nëse gjeni një punë të qëndrueshme, me siguri do të mund të ndërtoni një të ardhme të mirë.
- Cleveland
Ky qytet, njësoj si Detroit, ka një shkallë të mirë të kursimeve, si dhe një treg punësimi dhe akses të shërbimeve financiare më të mirë.
- Washington, D.C
Kryeqyteti ka shkallën më të lartë të kursimeve në vend si dhe numri 1 në shërbimet financiare. Tregu i punës dhe i shtëpive janë gjithashtu të favorshme. Arsyeja e vetme që e rendit në vend të dytë është shkalla e lartë e borxhit, e cila është më e keqja në vend.
- Houston
Edhe pse Houston nuk njihet për një atmosferë të lartë të jetesës, është qyteti më i mirë për të ndërtuar një mirëqenie në Shtetet e Bashkuara, sipas listës së Bankrate. Houston ka nivelin më të ulët të borxheve, si dhe një nivel të mesëm të aksesit në shërbimet financiare, duke e renditur në vend të pestë për kursime dhe tregun e shtëpive.
Kjo renditje e qyteteve më të mira në Shtetet e Bashkuara mund të mos jetë sinonim me përfytyrimin e mirëqenies financiarë që mund të ketë publiku në mendje, por këto vende kanë një mjedis më të mirë të përgjithshëm në krijimin e punësimit për një familje që do të ec përpara.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.