10 rrugët që do të rehabilitohen në Durrës – Bashkia hap tenderin për rikonstruksionin
Dhjetëra rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit do të kthehen së shpejti në një gjendje më të mirë, duke marrë kështu një pamje të re. Bashkia e Durrësit ka hapur procedurat e prokurimit publik për këtë investim i cili përfshin rehabilitimin e 10 rrugëve.
Bazuar në dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, konkretisht, do të rikontruktohen:
- Rruga ‘Fatimir Haxhihyseni’
- Rruga ‘Kristo Sotiri’
- Rruga ‘Mujo Ulqinaku’
- Rruga ‘Vangjel Gjurgjaj’
- Rruga ‘Aleksandër Goga’
- Rruga ‘Albania’
- Rruga ‘Marta Buda’
- Ruga ‘Zef Ujkaj’
- Ruga ‘Hafiz Podgorica’
- Rruga ‘Bulevardi Dyrrah’
Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt kap vlerën e 54.6 milionë lekësh, ku operatorët ekonomikë do të mund të dorëzojnë kërkesat për pjesëmarrje deri më datë 7 dhjetor 2018. Ndërkohë, sa i takon kohëzgjatjes së kontratës, afati kohor është përcaktuar 90 ditë nga nënshkrimi i saj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.