$100 për të prenotuar “Cybertruck”, Musk: 146,000 porosi brenda 48 orëve!
Ekzekutivi i Tesla, Elon Musk, tha se kompania ka marrë 146,000 porosi për kamionçinën e re Cybertruck, në më pak se 48 orë pasi prezantoi automjetin. Prodhuesi i makinave elektrike ka historik në prezantimin e produkteve të ardhshme, marrjen e depozitave, e më pas dërgimin e tyre vite më vonë. Dy vite më parë, Tesla prezantoi një kamion e një makinë sportive, por asnjë prej tyre nuk ndodhet në prodhim.
Këtë Pranverë, Musk prezantoi modelin ‘Y crossover’, automjet që pritet të nisë prodhimin në verën e ardhshme.
Faqja në ueb e Tesla lejon konsumatorët që të porosisin kamionçinën për një depozitë të rikthyeshme prej 100 dollarë dhe bën të ditur se ata mund të përfundojnë konfigurimet ndërkohë që afron prodhimi në fund të 2021. Musk bëri të ditur në një postim në Twitter se 42% kanë porositur versionin me 2 motora, që nis në 49,900 dollarë, ndërkohë që 41% porositën modelin me 3 motora në 69,900 dollarë.
Vetëm 17% e 146,000 porosive, kishin kërkuar versionin me një motor, që nis nga 39,900 dollarë. Depozita prej 100 dollarë për kamionçinën është shumë më e ulët se 1,000 dollarëshi që u kërkua për të rezervuar modelin 3.
Duke treguar se sa e fortë është makina, lideri i ekipit të dizenjos së Tesla, Franz von Holzhausen, goditi derën prej çeliku me çekic, e cila nuk pati asnjë gërvishtje. Megjithatë, ndërsa godiste xhamin e blinduar me një top metalik, dritarja e makinës u shkërrmoq.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.