102 vjeçari feston ditëlindjen duke vendosur rekordin e ri në “zipline”
Ju jeni aq të vjetër sa mendoni që jeni. Sidomos nëse ndiheni se jeni të gatshëm për të bërë një zipline 800 metra në ajër.
Si një mënyrë festimi për 102 vjetorin e tij, Glen Quillin, një pensionist nga Carlsbad, California vendosi të shkojë e të bëjë një “zipline” duke pretenduar se do të vendoste rekordin e ri për personin më të vjetër që e ka bërë këtë.
Quillin së bashku me nipin e tij, Mike Welch organizuan një udhëtim në parkun La Jolla Zip Zoom, një atraksion malor për aventura ekstreme, ku udhëtarët ecin me një shpejtësi 50 kilometra në orë.
“Ai gjithmonë ka patur një frymë aventureske dhe ka pëlqyer të bëjë gjëra surprizuese që të lënë pa fjalë”, tha Welch për Los Angeles Times.
“Ai është më trim se shumica e njerëzve që vijnë këtu. Këtu kanë ardhur njerëz që kanë hequr dorë me të parën, dhe ai nuk mund të presë t’i bëjë të gjitha”, tha një menaxher i La Jolla Zip Zoom.
Quillin shpreson ta festojë 103 vjetorin e tij duke vendosur edhe një rekord tjetër botëror, si “skydiveri” më i vjetër në botë. Pasi mbajtësi aktual I këtij rekordi e mori titullin në moshën 101 vjeçare.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.