12 raste të reja me Covid-19 në vend/ Harta zgjerohet më tej me Pukën
Në komunikimin e përditshëm, nga Ministria e Shëndetësisë, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bëri më dije së janë konfirmuar 12 raste të reja të personave të prekur me Covid-19, duke e cuar në 186 numrin total të të prekurve. Nderkohe, harta zgjerohet edhe me tej me qytetin e Pukës, ku kanë rezultuar pozitivë 2 raste.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria bën me dije, se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.