13 raste të reja me Covid – Tirana përbën 68% të rasteve aktive
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 282 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 13 raste të reja, duke e çuar në 1197 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, dhe 1 rast në Shkodër.
75 % e pacientëve të prekur janë aktualisht të shëruar dhe janë akoma 266 raste aktive ku 68% e tyre janë nga Tirana
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 23 pacientë ku 5 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.