138 raste të reja me Covid-19, MSH: “5 persona humbën jetën dhe u shëruan 465 të tjerë”
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 138 qytetarë, ndërsa në total janë kryer 2584 testime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër dhe nga 5 raste në Devoll dhe Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, të moshave nga 56-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.