15 mars, debat për ndihmën ekonomike/Rama: Hoqëm abuzuesit. Basha: Krim ndaj familjeve në nevojë
Konferenca e kryetarëve ka vendosur që në datën 15 mars do të zhvillohet mocioni me debat i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike familjet në nevojë.
Më 20 shkurt Partia Demokratike dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në procedura aspak transparente.
Kreu i PD Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka cilësuar si krim të qeverisë heqjen nga skema e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
Indikatorët si dhe skema e re e ndihmës ekonomike është e duhura për përcaktimin e familjeve që kanë vërtet nevojë. Sipas Kryeministrit Edi Rama me këtë skemë janë hequr gjithë abuzuesit që kanë përfituar në kurriz të familjeve në nevojë.
Sipas Partisë Demokrtaike nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin. Seanca e kërkuar nga PD do të zhvillohet në datën 15 mars pasi në dy seancat e ardhshme, kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.