157.53 milion lekë për blerje respiratorësh – Ministria e Shëndetësisë hap tenderin, dorëzimi duhet bërë brenda 15 ditësh
Teksa numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që kanë nevojë për trajtim spitalor ka një tendencë në rritje, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka nisur procedurat tenderuese për blerjen e respiratorëve të rinj, një apraturë e domosdoshme për rastet që paraqesisn vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Teksa numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që kanë nevojë për trajtim spitalor ka një tendencë në rritje, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka nisur procedurat tenderuese për blerjen e respiratorëve të rinj, një apraturë e domosdoshme për rastet që paraqesisn vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Fondi total i vënë në dispozicion kap vlerën e 157.53 milion lekëve, ndërkohë që parashikohet blerja e respiratorëve standardë dhe atyre të avancuar për reanimacion. Për pajisjet standarde fondi arrin në 62.25 mln lekë, ndërkohë që pjesa tjetër prej 95.27 mln lekësh është planifikuar për respiratorët e avancuar.
Kompanitë e interesuara do të duhet të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 18 shtator, ndërkohë që të paktën gjysma e respiratorëve standardë do të duhet të dorëzohet brenda 15 ditëve nga lidhja e kontratës. Pjesa tjetër, së bashku me respiratorët e avancuar do të duhet t’iu dorëzohen institucioneve spitalore brenda 50 ditëve nga lidhja e kontratës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale nuk ka dhënë ende detaje sesi do të bëhet shpërndarja e këtyre pajisjeve nëpër struktrat spitalore dhe nëse ato do të shkojnë për shërbimin infektiv, spitalin “Shefqet Ndroqi” apo do të përdoren për strukturat e reja spitalore, që janë bërë gati në rast të shtimit të fluksit të pacientëve, por nuk janë hapur ende.
Megjithatë blerja e këtyre pajisjeve është një hap pozitiv, duke marrë parasysh se numri i këtyre pajisjeve është i limituar. Zyrtarisht, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë pohuar se në të gjithë spitalet e vendit, në total numërohen rreth 150 respiratorë, që gjithsesi në rast të nevojave do të duhet të transportohen drejt strukturave ku trajtohen pacientët me COVID-19, duke lënë pa pajisje pjesën tjetër të spitaleve.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.