18 mld USD humbje në tre ditë – Kriptovalutat “zhyten” sërish, vlera në treg zbret në $201 mld
Kriptovalutat kanë humbur 18 miliardë dollarë në vlerë tregu gjatë javës që lamë pas, ndërkohë që Bitcoin më në fund u stabilizua të Premten. Humbja e monedhës virtuale ka ardhur në vetëm 3 ditë. Monedha virtuale më e famshme në botë ka rënë kështu pranë 6200 dollarëve, duke regjistruar kështu një rënie me 5% vetëm gjatë javës që sapo u mbyll.
Etherum, që është monedha virtuale numër dy në botë, ka pësuar një rënie me 12% gjatë javës, tregojnë të dhënat. Monedha e tretë në listë ka rënë më 18%. Rënie të ndjeshme kanë pësuar thuajse të gjitha kriptovalutat kryesore.
Tashmë, kapitalizimi në treg i tyre fiksohet në 201 miliardë dollarë, nga 219 miliardë dollarë që ishte të Martën e kësaj jave. Që prej muajit Janar, kur preku kulmin e 820 miliardë dollarëve, tregu i kriptovalutave nuk e ka marrë dot më kurrë veten.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.