2 ndërrojnë jetë dhe 25 shpallen të humbur nga stuhitë që tronditën Italinë dhe Francën
Zjarrfikësit italianë shpëtuan 25 persona të bllokuar në makinat e tyre në anën franceze të kufirit të vendit me Francën, ndërsa shiu i madh dhe përmbytja e rëndë vranë dy persona dhe lanë shumë të tjerë të zhdukur.
Një stuhi që goditi Francën Juglindore dhe më pas u zhvendos në Italinë Veriore shkatërroi ura, bllokoi rrugë dhe izoloi komunitete. Rajoni i Piemonte-s në Itali pa nivele shiu që nuk janë hasur që nga viti 1958.
Të dy të vdekurit janë zjarrfikës në Itali, të vrarë gjatë një operacioni shpëtimi në Val d’Aosta.
Deri në 500 mm shi ranë lokalisht gjatë 24 orëve të mëparshme, tha agjencia meteorologjike.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Kompania energjetike Enedis tha se 13,500 klientë të saj janë akoma pa energji elektrike.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.