2 rastet e para me koronavirus në Kosovë, Kurti: Mos u frikësoni, mos krijoni panik
Në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus. Bëhet fjalë për një vajzë 20 vjeçare nga Italia dhe një shtetas kosovar, 77 vjeç. Rastet i konfirmoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Po ashtu, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti doli në një konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën i bëri thirrje qytetarëve të mos frikësoheshin dhe të mos krijonin panik, por që në rast të shfaqjes së simptomave të sëmundjes të telefononin në numrin 038 200 80 800.
Burimi: https://klankosova.tv/pas-dy-rasteve-te-para-me-koronavius-kurti-mos-u-frikesoni-mos-beni-panik/
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.