2 tenderat e KESH – Projekti për HEC Fierzë dhe HEC Koman/ Fondi dhe detajet
Pas tenderit për hidrocentralin e Komanit, KESH ka shpallur një tjetër tender me fond 242.4 milionë lekë për hidrocentralin e Fierzës, duke bërë kështu një investim afro 475 milionë lekë për të dy HEC-et përkatës. Qëllimi i projektit për HEC Fierzë është rehabilitimi i galerive ndihmëse të digës.
“Për të siguruar akses të plotë të lëvizjes në të gjithë trupin e digës HEC Fierzë nëpërmjet galerive të saj, kërkohet të bëhet rehabilitimi i galerive ndihmëse të digës, me qëllim ruajtjen e standardit të sigurisë së veprës, kontrollin në të gjithë objektet e digës në brendësi të saj, kontrollin e aparaturave të monitorimit të instaluar në brendësi të trupit të digës, etj” specifikohet në detajet e tenderit të dytë.
Sipas tenderit të shpallur në APP, afati kohor për ekzekutimin e projektit për HEC Fierzë është 10 muaj.
SCAN
Lexo edhe:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.