2018 troket në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Auckland
Zelanda e Re është një ndër vendet e para i cili mirëpret vitin 2018 me fishekzjarre spektakolare, të cilat u hodhën nga Sky Tower në Auckland. Mijëra njerëz të entuziazmuar u bashkuan për të festuar së bashku ndërkohë që dritat shumëngjyrëshe ndezën qiellin e mesnatës.
Vendet e tjera në të cilat do të trokasë vitin i ri menjëherë janë Sidney, e më pas Tokio dhe Seuli.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.