2020, “boom” gjyqesh nga pronarët – Të pakënaqur për kthim-kompensimet, rreth 1 mijë subjekte paditën ATP në gjykata
Viti 2020 ka shënuar një bum padish të pronarëve ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Vetëm gjatë muajit dhjetor kundër saj janë regjistruar 89 padi të reja, ndërkohë që numri I tyre ka qenë I lartë përgjatë gjithë vitit. Në total ka ka arritur në rreth 1 mijë numri i padive të ngritura ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave për vitin 2020, megjithëse për një pjesë të mirë të vitit gjykatat kanë mbyllur sportelet për shkak të pandemisë.
Rikthimi i shifrave të lartë të infektimeve nga Pandemia Covid 19 nuk ka penguar pronarët të padisin në gjykata Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Fluksi i lartë qe parashikuar nga vetë Agjencia që në fillim të vitit 2020. Ajo parashikoi që 6,950 pronarë mund t’i drejtoheshin gjykatave në vijim pasi kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga kjo e fundit.
Fluksi i paralajmëruar i padive nga pronarët duket se është i pamundur të ndiqet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Scan Televizion ka zbardhur raportimin e Agjencisë mbi situatën e ndjekjes së gjyqeve për tetë muajt e parë të vitit, ku theksohet se për pjesën më të madhe të seancave specialistët e saj nuk kanë qenë të pranishëm gjatë gjykimeve, por i kanë ndjekur ato në rrugë shkresore.
Sipas raportit rezulton se ne 8 -mujorin e vitit 2020 nga ana e Sektorit të Përfaqësimit Ligjor janë ndjekur 177 çështje te cilat janë regjistruar pranë ATP-se gjate kësaj periudhe ne Gjykatat e Tiranës, ku përfshihen Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, Gjykata e Apelit Tirane, Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Tirane dhe Gjykata Administrative e Apelit . Ne Gjykatën e Shkalles se Pare dhe te Apelit Tirane janë ndjekur çështje qe kane te bëjnë me njohjen e te drejtës se pronësisë ndërsa ne gjykatat administrative janë ndjekur çështje qe kane si objekt vlerësimin e pronës se njohur per kompensim me vendim administrative apo gjyqësor.
Gjithashtu gjate 8 -mujorin e vitit 2020 ne ketë sektor janë administruar 598 padi nga te gjitha gjykatat e vendit ku përfaqësuesit e ATP-se pavarësisht se nuk kane marre pjese fizikisht kane kryer procedurat ne mënyre shkresore përfshirë ankimet dhe rekurset ku ka qene e nevojshme”, shkruhet në raportimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.