“Pastrojmë Shqipërinë që duam” – Rama në Lushnje, operacioni i pastrimit të qyteteve deri në 2018
Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Lushnjës, për të filluar nismën kombëtare për mjedisin “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Kryeministri i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, iu bashkua qytetarëve të Lushnjës, në pastrimin e mbetjeve urbane, për ta bërë këtë qytet sa më të jetueshëm.
Operacioni që do të shtrihet deri në 24 maj ka në fokus pastrimin nga mbeturinat urbane. Kreu i qeverisë vijoi më tej inspektimet, duke ndjekur nga afër përfundimin e punimeve në 5 shkolla në zonën e Lushnjës dhe të Divjakës.
Rikonstruksioni i këtyre ambienteve ka përmirësuar më shumë ambientet e studimit për qindra nxënës në këtë zonë.
Arbër Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.