241 milionë lekë shpronësime për 2 projekte në Tiranë! Zgjerimi i rrugës ‘Fortuzi’ dhe rikualifiimi i bllokut te ‘Rruga e Dibrës’
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i bllokut, kufizuar nga Rruga e Dibrës-“Njazi Meka” -“Niko Avrami”-“Grigor Perçelev”, në Tiranë”.
Shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, me vlerën 213 milionë e 603 mijë lekë që do të përballohet nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit.
Po ashtu, një vendim tjetër i miratuar është ai për shpronësime në kuadër të projektit për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës “Fortuzi”, Tiranë”.
Edhe në këtë rast, shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, për pasuritë e llojit “tokë truall”, do të kompensohen në vlerë të plotë, me një fond prej 28 milionë e 46 mijë lekësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.