25 prill, KQZ paralajmëron numëruesit – Kujdes: Çdo subjekt mund të kërkojë hapjen e kutive, komisionerët rrezikojnë 7 vite burg
Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar sanksione mjaft të ashpra për të gjithë ata komisionerë që do të guxojnë të cënojnë integritetin e votës së qytetarëve. Në një komunikim me mediat, ai solli në vëmendje se me dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor është sanksionuar e drejta e çdo subjekti, që të kërkojë hapjen e kutive. Kjo do nxjerrë në pah manipulimet e kryera gjatë numërimit, ndërkohë që penalitetet për shkelësit janë shumë të rënda dhe shkojnë deri në 7 vite burg.
Kreu I KQZ njoftoi se kanë mbërritur fletët e votimit edhe për dy qarqet e mbetura dhe se printimi I tyre ka përfunduar dy ditë përpara afatit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.