28 raste të reja me Covid-19, mes tyre dhe 4 fëmijë/ Harta zgjerohet më tej me Tropojën
Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, vijon të jetë në rritje. Në përditësimin e sotëm që bëri publik Ministria e Shëndetësisë, rezultojnë se janë konfirmuar 28 raste të reja, ndër to kanë rezultuar pozitivë edhe katër fëmijë.
Harta është zgjeruar më tej edhe me Tropojën ku kanë rezultuar pozitiv 2 persona.
Numri total i të prekurve shkon në 174 raste, ndër të cilët shënohen dhe 6 viktima, mes tyre një 71 vjecarja e cila humbi jetën ditën e djeshme.
Harta e qyteteve të prekura është rritur tashmë, ndërsa Tirana ka numrin më të madh të të prekurve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.