3 konvikte të reja për Tiranën – Bashkia shpall tenderin me fond 926 milionë lekë
Bashkia Tiranë ka shpallur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik, në funksion të konvikteve studentore.
Fondi i vënë në dispozicion për këtë projekt është 926.5 milionë lekë. Konkretisht, sipas objektit të tenderit, bëhet fjalë për rindërtimin e 3 godinave të Rezidencave Studentore Universitare në Bashkinë Tiranë.
Afati kohor për ekzekutim është deri në 9 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Tenderi i shpallur në APP do të qëndrojë i hapur deri më 11 mars, ora 11:00.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.