3 mënyra se si bizneset mund të kenë konsumatorët e tyre besnikë
Çdo ditë, mijëra shqiptarë frekuentojnë bizneset e tyre të preferuara për mallrat dhe shërbimet që ato ofrojnë. Ashtu siç mund të ndryshojnë nevojat e klientëve me kalimin e kohës, bizneset duhet të mbajnë një vështrim edhe më të ngushtë në trendet dhe në zakonet e konsumatorit në mënyrë që të sigurojë konsumatorë afatgjatë. Këtu janë disa nga mënyrat se si bizneset mund të rriten së bashku me klientët për të ruajtur besnikërinë.
- Të jesh social
Mediat sociale duhet të jenë një avantazh për pronarët e bizneseve, si një mënyrë për të nxitur besnikërinë. Sipas një studimi, 65% e të rriturve kanë pasur të paktën një llogari të mediave sociale në vitin 2015. Në fakt, 79% e përdoruesve të internetit, përdorin Facebook –un.
Kjo jo vetëm që mund ta bëjë median sociale një mundësi të mirë për t’u lidhur me mijëra nga konsumatorët potencialë, por ajo gjithashtu i lejon bizneset që të mbajnë klientët ekzistues nëpërmjet promovimit të markës.
Promocionet në çmime dhe uljet e herëpashershme, lejojnë akses shumë më të gjerë nëpërmjet mediave sociale, duke mbërritur thuajse tek të gjithë klientët e vjetër, por duke u zgjeruar dhe drejt klientëve të rinj.
- Mbajini ata të argëtuar
Nëse keni një biznes popullor, ndoshta konsumatorët , mund të kenë pritur për disa minuta apo më shumë. P.sh. amerikanët shpenzojnë rreth 37 miliard orë çdo vit duke pritur në radhë.
Përse nuk i argëtoni konsumatorët më të preferuar duke parë në TV një film ose një ngjarje sportive, ndërkohë që ata presin? Pa marrë parasysh se biznesi juaj mund të jetë një bar apo një sallon flokësh, klientët tuaj do t’ju falenderojnë.
Kjo ndihmon edhe në thyerjen e akullit për biseda në grupet të cilat janë lodhur duke u marrë me smartphone-ët e tyre. Një shfaqje në TV mund të ndihmojë klientët të cilët janë në kërkim të një zbavitjeje të shëndetshme, nëse ata janë duke u përpjekur të shtyjnë kohën në rutinën e përditshme si në punë apo të shkuarit në palestër, ose duke u nervozuar gjatë të priturit në zyrën e mjekut. Pay-TV mund t’i ofrojë klientëve ndoshta shfaqjen apo filmin e tyre të preferuar, duke e argëtuar ndoshta më shumë gjatë kohës që është në pritje.
- Përvetëso një program për smartphone-ët
Një studim së fundmi ka treguar se mesatarja e njerëzve shpenzojnë rreth 73.8 orë në muaj në smartphone. Programet e smartphone-ëve janë të shpejtë, të qëndrueshëm dhe pronarët e bizneseve duhet të përfitojnë nga kjo.
Ndoshta nuk mund të jetë e mundur që çdo biznes të ketë një aplikacion të personalizuar, por ama mund të tentoni të krijoni një të tillë. Nëse një aplikacion i ndihmon klientët tuaj të komunikojnë më shpejt dhe me efikasitet, kjo mund të rrisë besnikërinë e tyre, duke i mbajtur avangard në përdorimin e teknologjisë dhe duke fituar respekt akoma më shumë.
Ashtu si industria vazhdon të rritet dhe të përvetësojë sa më mirë teknologjinë, pronarët e bizneseve duhet të jenë përgjegjës për monitorimin e modeleve me klientët e tyre dhe të marrin parasysh se si konsumatorët ndërveprojnë me bizneset dhe tregun.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.