30.6 mld lekë më shumë në buxhet – Buxheti 2019, efektet pozitive dhe risqet
Qeveria ka planifikuar që të ardhurat për vitin e ardhshëm në buxhet të jenë 30.6 miliardë lekë më shumë se viti aktual, me një total prej 486.5 miliard lekë. Pavarësisht parashikimeve optimiste, goditja nga kursi i këmbimit, ulja e tatimit mbi dividentin si dhe efekti nga mbyllja e disa kategorive të lojërave të fatit që llogaritet rreth 7 miliardë lekë, janë disa nga elementët që do të ndikojnë negativisht në arkën e shtetit.
Ndërkaq, sa i përket efekteve pozitive, ato lidhen me sistemin e fiskalizimit dhe planin antiinformalitet të qeverisë, i cili llogaritet t’i shtojë buxhetit rreth 2 miliard lekë si dhe të ardhurat nga akciza e mallrave. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka diskutuar në parim projektligjin “për të ardhurat”, ndërsa pritet edhe diskutimi nen për nen, përpara kalimit për miratim në seancë plenare.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.