30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë
Ndërsa po afrohet 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, disa nga ngjarjet më domethënëse të këtyre tri dekadave të fundit u kujtuan nga protagonistët e tyre gjatë një takimi virtual.
Sipas publikimit në faqen zyrtare të ambasadës amerikane ngjarjet më të rëndësishme janë piëkrisht anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe programet e Kartës së Adriatikut, partneritete strategjike dhe marrëveshje të tjera, vizita e Presidentit Bush në Shqipëri tek vizitat zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarët e Shteteve në Shqipëri, në programet e Ambasadës.
Sipas njoftimit ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim, Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka, ish-ambasadorët e SHBA në Shqipëri Marcie Ries, Mariza Lino, Alexander Arvizu dhe Donald Lu, Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber dhe ish-ambasadori shqiptar në SHBA Roland Bimo, kujtuan përvojat e tyre në të gjitha ngjarjet kryesore që ndihmuan në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.