300 farmaci në sitë – Task-Forca penalizon 139 subjekte farmacuetike
Që prej ngritjes së Task-Forcës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 300 farmaci i janë nënshtruar kontrollit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu, ka publikuar edhe rezultatet e kontrollit të deritanishëm për periudhën nga 13 shtatori deri më 27 nëntor 2018.
Sipas saj, nuk do të tolerohet asnjë farmaci që tregton barna pa recetë, pa pullë apo që ruhen në kushte të papërshtatshme.
“Asnjë tolerancë për farmacitë që japin barna pa recetë, pa pullën e sigurisë apo që mbahen në kushte jo të përshtatshme, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!”, shkruan Manastirliu.
Referuar të dhënave, gjatë kësaj periudhe prej 83 ditësh janë marrë 139 masa administrative, nga të cilat pjesa më e madhe, tregtimin e barnave pa recetë. Ndërsa, 52 masa janë marrë për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 për barnat pa pullë si dhe 8 masa të tjera për mosrespektimin e kushteve të ruajtjes së barnave.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.