320 milionë lekë financim për rikonstruksionin e godinave të studentëve
Qeveria ka nisur projektin e rikonstruktimit të konvikteve të studentëve në qytetet Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, në përputhje me projektet e Institutit të Ndërtimit.
Autoriteti kontraktues dhe zbatues i projektit do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe përfituesit do të jenë ndërmarrjet e trajtimit të studentëve.
Studentëve do t’ju duhet të lirojnë këto godina deri në restaurimin e plotë të tyre.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Ndërtimit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Financimi kap vlerën e 320 milionë lekësh.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë në Fletoren Zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.