34 kandidatë për Kreun e KLSH – Mes aplikantëve, emrat e Anastas Angjelit e Shkëlqim Canit
34 persona kanë shprehur interes për të zënë postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas përfundimit të mandatit të Bujar Leskajt. Lajmi është bërë publik nga Institucioni i Presidentit të Republikës, i cili ka publikuar listën emërore të personave që kanë shprehur interes pas pas përfundimin të afatit të aplikimit.
Lista prej 34 kandidatësh përbëhet nga emra të njohur të botës akademike, 14 prej të cilëve mbajnë titullin doktor shkencash ndërkohë që 6 prej kandidaturave mbajnë titullin profesor. Por ajo që bie më shumë në sy në listë janë aplikimet e dy politikanëve të rangjeve të larta: Ai i Anastas Angjelit, ish Ministër Financash, dhe ai i Shkëlqim Canit, edhe ai ish Ministër Financash e më parë edhe Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.