4 çështje në 5 muaj – Ngërçi i plotë i gjykatës së Lartë, kalendari bosh deri në dhjetor
Nga gushti, deri në fund të vitit, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në total vetëm 4 çështje. Përtej këtyre çështjeve që do të merren në shqyrtim më datë 19 shtator, axhenda e Gjykatës së Lartë është tërësisht e bardhë deri më 31 dhjetor 2018.
Ndërkohë që numri i çështjeve në pritje të shqyrtimit nga kjo gjykatë I ka kaluar 26 mijë, numër që pritet të shtohet duke qenë se nuk ka asnjë sinjal që plotësimi i saj me anëtarë do të ndodhë së shpejti. Gjykata e lartë numëron aktualisht vetëm 4 anëtarë, të cilët alternohen për të krijuar trupa të nevojshme për të zgjidhur vetëm çështjet emergjente me afat.
Ndërkohë që duket se është kategoria e pronarëve një prej atyre që e vuajnë më shumë këtë ngërç. Vetëm për vitin 2018 në këtë gjykatë janë depozituar rreth 300 dosje pronarësh, të cilët nuk kanë gjetur zgjidhje në shkallët më të ulëta të gjyqësorit. Këto dosje i shtohen rreth 1,200 padive të raportuara nga vetë Agjencia e Trajtimit të Pronave në fund të vitit 2017.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.