4 mln euro për pyjet, Ndreu: Nevojë për një kuadër ligjor të qartë
Rreth 4 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria Suedeze vitet e fundit për rikuperimin e sipërfaqeve pyjore në vend.
Në një intervistë për televizionin SCAN, kreu i federatës së pyjeve dhe kullotave Komunale, Rexhep Ndreu thekson se nuk mungojnë projektet dhe financimi në këtë drejtim duke shtuar se ajo që është e nevojshme është rregullimi i kuadrit ligjor.
Sipas Ndreut nuk kanë munguar modelet për menaxhimin e sipërfaqeve pyjore në vend një ndër këto modele është ai Austriak.
Që prej vitit 2015 në Shqipëri janë realizuar rreth 40 projekte lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të sipërfaqeve pyjore.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.