4 pije verore që ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjithë kohën
Stina e verës është koha që të gjithë mezi e presin të vijë, sidomos fëmijët. Por sëbashku me dëshirën rritet dhe ankthi dhe shqetësimi i prindërve sa i përket të nxehtit dhe sigurisë së fëmijëve.
Megjithatë e vetmja gjë që prindërit mund të bëjnë pa shqetësuar fëmijët e tyre është përgatitja e disa pijeve të shëndetshme për të mbajtur fëmijët e tyre të hidratuar, pavarësisht të nxehtit dhe energjisë që harxhojnë.
- Ujë me limon dhe kastravec
Kur bëhet fjalë për hidratimin, uji me limon e kastravec mban numrin 1. Disa feta limon e kastravec me pak nenxhik në një kavanoz me ujë janë një pije mjaft e mirë verore detoksifikuese.
- Smoothies
Smoothies janë një variant mjaft interesant i qumështit të thjeshtë e të mërzitshëm, por me një shije më të mirë dhe të mbushura plot me proteina, vitamina dhe antioksidantë.
- Limonata
Limonatat janë një burim i pasur i vitaminës C, janë freskuese dhe ju ndihmojnë duke ju dhënë energji të menjëhershme.
- Dhallë
Dhalla është një pije e të gjitha kohërave e cila ju ndihmon në tretje dhe të shuani etjen. Është një pije mjaft e këndshme dhe e thjeshtë për t’u bërë me të gjithë përbërësit që gjenden në shtëpinë tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.