40.000 dollarë për një kukull të Senatorit të Vermontit – Bernie Sanders “shpërthen” në eBay
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, në versionin kukull ka arritur të grumbullojë plot 40.000 dollarë. Tobey King është vajza që përdori pak fije, një gjilpërë me grep dhe pak doza “frymëzimi”, me qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi.
Tobey King është shprehur për Reuters se i janë dashur rreth 7 ore për të përfunduar punimin, të cilin e nxori në eBay.
Në fakt, në platformën eBay, bluza të printuara, apo kukulla të të gjitha natyrave të senatorit të Vermontit janë kthyer në trend dhe kanë çmime të cilat fillojnë që nga 5 dollarë, e deri në çmime marramendëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.