40 vende pune pranë Drejtorisë së Doganave – Kriteret dhe afati i fundit për aplikim
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur 40 vende vakante për punësimin me kontratë të përkohshme në pozicionin punonjës shërbimi pranë këtij institucioni (kategoria D2). Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat përfshijnë:
- Të kenë shtetësi shqiptare
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
- Të gëzojnë shëndet të mirë për të kryer detyrat e tyre
- Të mos kenë qenë të dënuar për krime dhe që nuk gjykohen për një çështje penale në ngarkim të tyre
- Të mos kenë qenë pushuar ndonjëherë më parë nga puna për thyerje të disiplinës ose shkelje të tjera serioze
- Të kenë arsim të lartë diplomë të nivelit Bachelor
- Të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit
- Të kenë njohuri të një gjuhe të huaj
Sa i takon përshkrimit të punës, punonjësit do të kryejnë kontrolle në terren për pajisjen me pulla fiskale të vendosura në produktet e akcizës, kryerjen e detyrave sipas nevojave të DPD, si dhënien e informacioneve lidhur me shërbimet e ofruara për subjektet dhe qytetarët nga autoritetet doganore.
Ndërkohë, kandidatët po ashtu duhet të dorëzojnë një listë me dokumenta, konkretisht:
- Kërkesë për marrje pjesë në konkurrim
- Curriculum Vitae (CV)
- Diplomë të nivelit Bachelor të noterizuar
- Kartë identitetit
- Fotokopje të kurseve kualifikuese
Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret e renditura më sipër s’kualifikohen nga konkurrimi. Sa i përzgjedhjes, sipas DPD ajo do të bëhet bazuar në vlerësimin e dosjes personale të kandidatëve. Këta të fundit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 28 shtator, ora 16:00 pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të DPD-së.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.