42 raste të reja me Covid – Shtohen vatrat e reja, rritet numri it ë shëruarve
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 311 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 42 raste të reja, duke e çuar në 1341 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 21 raste në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 4 raste në Durrës, 3 raste në Krujë, 2 raste në Lushnjë dhe nga një rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 46 pacientë ku 8 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes. Një pacient gjithashtu ka dalë nga intubimi, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 pacientë, 8 prej tyre personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin total të tyre dhe ka akoma dhe 327 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.