44 milion të papunë në SHBA, 1.5 milion vetëm këtë javë
Miliona amerikanë paraqitën kërkesë për sigurim papunësise javën e kaluar ndërsa pandemia koronavirus vazhdoi të nxiste pushime të punonjësve.
Pretendimet e papunësisë në SHBA arritën në 1.5 milion për javën që përfundoi të shtunën, tha të enjten Departamenti i Punës.
Shifra e ngriti totalin e 12-jave në 44 milion, që do të thotë më shumë se një në katër punëtorë amerikanë ka humbur punën gjatë pandemisë.
Megjithatë, regjistrimet e papunësisë këtë javë ranë nga gati 1.9 milion në javën e kaluar. Numri i të papunëve tani ka rënë për 10 javë rresht.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.