440 mijë euro grante për bizneset – Projekti “IDEA”, mbështeten 110 sipërmarrje
Qindra të rinj u janë nështruar trajnimeve për hartimin e biznes-planeve të suksesshme dhe tashmë do të aplikojnë për të përfituar grante në vlerën e rreth 440 mijë eurove. Fondet do të shkojnë për mbështetjen me grante të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend përmes projektit IDEA të mbështetur nga GIZ. Janë parashikuar që të mbështeten në total 110 biznese. Në aktivitetin e organizuar nga GIZ, të rinjtë u njohën me kriteret për të kaluar në hapin tjetër.
Planet e biznesit me inovative dhe të hartuara më së miri do të jenë ato që do të mbështeten me fonde. Për bizneset ekzistuese, aplikuesi duhet financojë vetë 50 për qind të projektit, ndërsa në rastin e startup-eve 20 për qind. 120 te rinj te trajnuar nga “IDEA” Konkursi i Planeve të Biznesit, janë pajisur me certifikata.
Elisabeta Dosku/SCAN
Lançohet projekti IDEA – 440 mijë euro grante për sipërmarrësit e rinj
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.