4500 biznese të reja në 6 muaj – Covid-19 “tremb” ekonominë, në Prill bien ndjeshëm shifrat
Në gjysmën e parë të vitit në të gjithë vendin janë hapur vetëm 4538 biznese të reja neto. Referuar shifrave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, të siguruara nga TV SCAN, vihet re një rënie e numrit të subjekteve të reja krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, me afro 907 subjekte, e cila ka ardhur si pasojë e trembjes nga situata e krijuar për shakak të pandemisë që ka prekur vendin tonë.
Numri i biznesve të regjistruara për periudhën Janar-Qershor 2020 rezulton në 6926 subjekte dhe i bizneseve të mbyllura në 2388 subjekte. Pandemia COVID -19, ashtu sikurse pritej, ka ndikuar ndjeshëm jetën ekonomie në vend, pasi nga të dhënat vihet re se numri më i ulët i biznesve të reja regjistrohet në muajin Prill, ku aktiviteti ekonomik ishte pothuajse i bllokuar si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria.
Kështu, në Prill numri i biznesve të hapura ka pësuar një rënie drastike në krahasim me mesataren e muajve të tjerë dhe konkretisht janë hapur vetëm 439 subjekte nga mbi 1 mijë që është mestaraja përgjatë periudhës. Ndërsa, shifra më e lartë e bizneseve që kanë ulur qepenat rezulton të jetë në muajin Janar, me 651 të tilla dhe më e ulëta në Maj 2020. Ndërkaq përgjatë gjithë vitit 2019 janë hapur 15.779 subjekte të reja dhe çregjistruar 5882 të tjera.
Janar-Qershor 2020
Biznese të reja 6926
Biznese të mbyllura 2388
Biznese të hapura neto 4538
Biznese të reja neto
Janar -Qershor 2019 5445
Janar-Qershor 2020 4538
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.