46.6 milion euro për blerjen e energjisë – Procedurat e kryera nga KESH dhe OSHEE për janarin. Çmimi mesatar, rreth 240 euro/mwh
Rreth 46.6 milion euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë deri më tani për muajin janar. Shuma është shpenzuar nga Korporata Elektorenergjtike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, teksa ky i fundit tashmë prokuron kryesisht për mbulimin e humbjeve në rrjet. Kjo pasi, sipas vendimit të qeverisë, që u miratuar në datën 21 dhjetor 2021, shoqëritë publike të prodhimit, do të furnizojë Furnizuesin e Shërbimit Universal me të gjithë sasinë e nevojshme, për qëllime të plotësimit të kërkesës së plotë të Furnizuesit të Shërbimit Universal. Praktikisht, kjo do të thotë se blerjen e energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore tashmë kryehen nga KESH.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN për muajin janar, KESH ka shpenzuar rreth 32.6 mln euro, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia arrin në rreth 240.3 euro/mwh. Ndërkaq, sa i takon blerjeve të kryera nga OSHEE, shuma totale e shpenzuar për janarin arrin në rreth 14 mln euro, ndërkohë që çmimi mesatar përllogaritet në 243.46 euro/mwh.
Për vitin 2021 blerejn e e energjisë nga OSHEE arritën në rreth 285.5 mln euro. Ndërkohë që, pas vendimit të 21 dhjetorin edhe Korportata Elektorenergjetike Shqiptare shpenzoi 6.9 mln euro për sigurimin e sasive të nevojshme, duke e çuar vlerën totale në mbi 292 mln euro. Blerjet nisën në muajin qershor, por përpos sasisve më të vogla që duhej të siguroheshin nga importi, çmimet e larta në tregjet e huaja rritën faturën totale të shpenzimeve.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.