4600 fermerë përfitues fondesh/Skemat Kombëtare, Peleshi: Financojmë mbi 90 për qind
Ministria e Bujqësisë ka shpallur listën e parë të fermerëve fitues që kanë aplikuar për grante nga skemat kombëtare 2018, ndërkohë që parashikon financimin e rreth 90 për qind prej tyre.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, bëri me dije shifrat, ku theksoi se ka pasur një rialokim fondesh.
Ndërsa lidhur me shkrirjen e 13 drejtorive bujqësore në të gjithë vendin, Ministri Peleshi theksoi se ato e kishin humbur funksionin e tyre, dhe do të zëvendësohen me dy agjenci kryesore, agjencinë e këshillimit dhe atë veterinare, me qëllim rritjen e sigurisë së produkteve bujqësore dhe shtazore.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka folur nga qyteti i Korçës, në kuadër të turit të llogaridhënies me qytetarët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.