49 tenderë, mbi 100 milionë lekë! Prokurimet e bashkive gjatë 2019-ës, ODA: Kryeson Bulevardi “Zogu I” me 708 mln lekë
Gjatë vitit 2019, bashkitë dhe institucionet e tyre të vartësisë kanë shpallur totalisht 49 tendera me vlerë mbi 100 milion lekë.
Ndërkohë që, nga 61 bashkitë e vendit, tenderët me vlerë mbi 100 milion lekë janë shpallur në vetëm 22 prej tyre.
Të dhënat janë përpunuar nga Open Data Albania, duke nxjerrë në pah se kryesisht këto vlera shpenzohen nga pushteti vendor për investime dhe shërbime.
Më konkretisht, shërbimet me kosto të lartë, që tenderohen mbi 100 milion lekë janë pastrimi dhe ruajtja fizike.
Sipas ODA-s, bashkitë që kanë shpallur tendera me vlera të tilla performojnë mirë në vjelje taksash duke siguruar të ardhura për tenderim ose kanë mbështetje edhe nja fonde të qeverisë qendrore për zhvillimin.
Ndërkaq, referuar renditjes tenderi me vlerën më të lartë është ai i rehabilititit të bulevardit Zogu i Parë, i hapur nga Bashkia e Tiranës, me një vlerë prej rreth 708 mln lekë.
Pas tij, vjen Bashkia Pogradec me tenderin e pastrimit, grumbullimit dhe largimit të mbeturnave të qytetit, me një kohëzgjatje 5-vjeçare dhe me një fond limit prej 625 mln lekësh.
Ndërkaë, tenderi i tretë me vlerën më të lartë për vitin 2019 është shpalluur nga Ujesjellës Kanazlime Tiranë, me një vlerë rreth 596 mln lekësh që shkojnë [për ruajtjen dhe sigurine fizike me roje private dhe shoqërimin e vlerave monetare të këtij dikasteri.
Pas këtyre tenderëve, renditen edhe bashki të tjera, sikurse është Vlora, apo një sërë ujësjllësish sikurse është ai i Belshit, Malësisë së Madhe apo Krujës.
Ola Mitre/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.