497,500 dollarë për vaksinat ruse – Qeveria miraton fondin për ‘Sputnik V’, një vaksinë kushton 9.95 USD
Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që do të shkojë për vaksinat ruse anticovid-19. Në total shtesa e fondit është 497 500 dollarë, ndërsa vendimi specifikon se vlera është sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet palëve për vaksinën Sputnik V, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi. Sipas deklaratave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtejs Sociale, Ogerta Manastilriu marrëveshja me distributorin “Human Vaçine” parashikon mbërritjen e 50 mijë dozave çka do të thotë se çmimi i një doze vaksinë është 9.95 USD.
Ky çmim është thuajse i njëjtë me vaksinën kineze Coronavac, pasi më herët qeveria miratoi një tjetër shtesë fondi prej 10 mln USD, që parashikohej që shkonte për 1 mld dozat e parashikuara me distributorin turk për vaskinën kineze. Aktualisht, në vendin tonë kanë, si pjesë e marrëveshjes së qeverisë shqiptare kanë mbërritur 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V, ndërsa 10 mijë të tjera ishin dhuratë e princit të kurorës së Emiratve etë Bashkuara Arabe.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 899 550 doza, si pjesë e marrëveshjeve që qeveria shqiptare ka me kompanitë, si pjesë e instrumentit COVAX si dhe në bazë të marrëveshjes me Bashkimit Evropian për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, deri në datën 2 qershor ishin kryer në total 780,342 doza të vaksinës, ndërsa 293,264 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.