5 arsye pse udhëtimet janë thelbësore për biznesin tuaj
Krijimi i biznesit tuaj në lëvizje mund të duket gjë jopraktike. Jo vetëm që duhet të përballeni me realitetin praktik të detyrave por edhe vendodhja juaj ka shumë rëndësi për atë se sa mund të përmbushni në një ditë të caktuar.
Por, a do të besonit se duke udhëtuar mund të përmirësoni biznesin tuaj?
Një pjesë e mirë e sipërmarrësve të suksesshëm e kanë ndërtuar biznesin e tyre duke udhëtuar dhe mund të thonë nga përvoja se jo vetëm që është e mundur, por edhe ka përfitime nga kjo gjë.
Këtu do të gjeni 5 arsye pse udhëtimet janë thelbësore dhe përmirësojnë biznesin tuaj.
- Do të mësoni të jeni më produktivë
Udhëtimi ju detyron të përqendroheni në një gjë të cilën mund ta kontrolloni si një sipërmarrës, e cila është mënyra se si ju punoni.
Udhëtimi shërben si një motivues i mirë për të përfunduar punët. Jo vetëm që ekzistojnë shumë aktivitete dhe vende për të eksploruar në vendin ne ri, por është një rikujtues i vazhdueshëm i jetës që dëshironi dhe lirisë që po provoni të krijoni.
Përveç kësaj, për shkak se ju lëvizni vazhdimisht nga një zonë e caktuar në tjetrën, mbështetja juaj në teknologji rritet. Në fillim, kjo mund të duket si mangësi. Por, mjetet e duhura mund t’ju mbajnë të përgjegjshëm ndaj detyrave dhe takimeve tuaja. Gjithçka përfundohet me orar, sepse nuk ka zgjidhje tjetër.
- Do të gjeni inspirim
Shumë sipërmarrës i ulin kokat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë në sipërmarrjen e tyre pa e ngritur një herë kokën.
Ndërsa puna e vështirë është pjesë përbërëse e ndërtimit të një biznesi të suksesshëm, mos ndalimi për të reflektuar mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të gjetur ide të reja si dhe frymëzim.
Udhëtimi mund t’ju mësojë disa njohuri të mahnitshme për mënyrën se si gjërat funksionojnë.
Alex Miller, Themelues dhe CEO i “Upgraded Points”, edhe pse filloi shumë biznese online vetëm pasi u diplomua nga universiteti zbuloi pasionin e tij të vërtetë. “Kam filluar shumë biznese të ndryshme, por nëse nuk kisha filluar udhëtimet nuk do e kisha zbuluar kurrë pasionin tim”
- Udhëtimi mund të ulë kostot tuaja
Kur bëhet fjalë për shpenzimet, shumica e njerëzve priret të mendojë të qëndrojë në vend në mënyrë që të mbajë të ulura shpenzimet.
Por ashtu siç vuri në dukje dhe Tim Ferriss dalja jashtë shtetit nuk është dhe aq e shtrenjtë sa shumica e njerëzve mendojnë.
Gjithashtu me udhëtimet që do të bëni ndoshta idetë që do t’ju vijnë e gjërat që do të mësoni i bëjnë të papërfillshme këto kosto.
- Mund të zgjeroni rrjetin tuaj
Shumica e sipërmarrësve në ditët e sotme udhëtojnë në të gjithë globin për të takuar njerëz të rinj e për të krijuar lidhje të reja.
Ju mund t’i takoni fizikisht investitorët, bashkëfinancuesit e ardhshëm etj. Takimi personalisht me ta, do t’ju bëjë të kuptoni më mirë nëse doni apo jo të vazhdoni një marrëdhënie biznesi me ta.
- Mund të keni një standard më të lartë jetese si dhe balancës punë – jetë
A nuk do të ndiheshit më të motivuar për të punuar në biznesin tuaj nëse do të shkonit përara se të punonit për të bërë sure, 30 minuta vrap apo një aktivitet tjetër i cili ju bën të ndiheni mirë?
Kur udhëtoni, ju bëni shumë gjëra të cilat nuk ndodh t’i bëni shumë shpesh në periudhën që jeni në shtëpi. Këto gjëra e mbajnë trupin tuaj aktiv dhe mendjen e shëndetshme.
Sot, është më e lehtë se kurrë për të ndërtuar biznesin tuaj nga kudo. Duke përdorur teknologjinë, duke u fokusuar në prioritetet e nivelit të lartë dhe duke i dhënë vetes kohë për të pushuar dhe reflektuar, mund të rritni ndjeshëm suksesin e biznesit tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.