5 avionë më pak deri në fund të 2019, çfarë po ndodh me Alitalia?
Ndërkohë që Alitalia po shlyen detyrimet që ka kundrejt huave të marra, edhe numri i avionëve të kompanisë po bie në mënyrë të ndjeshme. Në 2017, Alitalia numëronte 118 avionë, tani ky numër ka rënë në 116.
Deri në fund të vitit, do të minimizohet edhe më shumë, duke mbetur me 113 avionë. Komisionerët po kthejnë disa avionë (Airbus 321) për skadimin e kontratave të qiradhënies. Një mënyrë për të mos pasur angazhime, veçanërisht pasi paratë po ‘harxhohen’, si dhe për të kursyer. Por, me më pak aeroplanët, kompania fluturon më pak, aktiviteti dhe madje të ardhurat zvogëlohen, pasi trafiku i pasagjerëve në treg vazhdon të rritet.
Rezultati mund të mos jetë përmirësimi i llogarive, të cilat udhëtojnë me humbje prej rreth 500 milion euro në vit. Në mars, Alitalia i ktheu një A321 pronarit për përfundimin e qirasë. Kështu deklaroi njëri prej komisionerëve, Stefano Paleari. Në fund të shtatorit, sipas komunikimit të brendshëm të Alitalia për Il Sole 24 Ore, u kthye një A321 i dytë. Programi i daljes për 3 A321 shtesë është caktuar midis 15 dhe 20 tetor, si dhe për dy avionë të tjerë midis 15 dhe 31 dhjetor.
SCAN
Burimi: Ilsole24ore
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.