5 milionë lekë për pusin e tregut të Fierit! Shpallet tenderi
Bashkia Fier ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, për shpimin e një pusi në funksion të tregut të gjësë së gjallë.
Fondi i vënë në dispozicion të këtij projekti është 5 milionë lekë. Pusi është programuar të ndërtohet në pjesën lindore të autostradës, në zonën e quajtur Mbrostar.
“Semani është lumi kryesor që rrjedh dhe ka ndikim të rëndësishëm në tërësi dhe në veçanti të ujërave nëntokësore për furnizimin, drenimin, drejtimin e lëvizjes, regjimin hidrodinamik dhe hidrokimik të ujërave. Në territorin ku do të shpohet pusi në zonën në fjalë përfshihet pjesërisht rrjedha e mesme dhe tërësisht rrjedha e poshtme e tij” shpjegohet në dokumentacionin e tenderit.
Zona e përcaktuar është brenda territoreve të fermës bujqësore. Sipas specifikimeve të tenderit, kjo është një zonë premtuese për zhvillimin ekonomik. Afati kohor për të aplikuar për tenderin është 4 shkurt, ora 10:00, ndërsa afati për ekzekutim, afro 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.