5 mite rreth ujit me limon që duhet t’i dini
Miti 1: Ndihmon të humbisni peshë
Disa persona thonë se për shkak se limonat përmbajnë pektin, të njëjtin fibër ngopjeje të gjetur tek molla, lëngu i saj do t’iu ndihmojë të humbisni peshë. Por ka vetëm një gjurmë të asaj fibre (nëse ka) ende të pranishme në lëng, në kohën që e shtrydhni atë në ujin tuaj.
Fibra, në përgjithësi, është çelësi kryesor për të ndihmuar në procesin e tretjes. Por, për fat të keq, asnjë nga këto fibra nuk është në lëngun e limonit.
Bëni mirë të përfshini ushqime me fibra të larta në dietën tuaj si: fasule dhe bishtajore si pjesë e një ushqimi të shëndetshëm.
Miti 2: Mund të shmangë sëmundjet
Kjo teori rrjedh nga fakti që trupi juaj e kthen lëngun e limonit acid në një substancë alkaline, por shumica e ekspertëve pajtohen se pH i ushqimit tuaj nuk ndikon në shëndetin tuaj ose nuk shkakton sëmundje si artriti apo kanceri, siç mund të pohojnë disa dieta. Shumë acide nga lëngu I limonit, megjithatë, mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj të bardhë.
Acidet e forta si lëngu i limonit mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve nëse konsumohet vazhdimisht ujë me limon. Nëse jeni duke pirë lëng limoni, kini kujdes që mos të pastroni dhëmbët menjëherë pas. Për të mbajtur dhëmbët tuaj të shëndetshëm, konsumoni lëng limoni me masë.
Miti 3: Detoksifikon sistemin tuaj
Disa besojnë se pirja e lëngut të limonit mund të pastrojë sistemin tuaj nga toksina dhe sëmundjet. Kjo është një teori popullore, por përsëri, përveç përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila gjendet edhe në ushqime të tjera, ka shumë pak prova shkencore për të mbështetur që lëngu i limonit, detoksifikon sistemin tuaj më mirë se uji.
Në fakt, trupi juaj nuk ka nevojë të pastrohet fare, pavarësisht se çfarë detoksifikimi përpiqeni të bëni. Veshkat tona dhe mëlçia bëjnë të gjithë detoksifikimin që na nevojitet.
Miti 4: Përshpejton metabolizmin tuaj
Shumë thonë se një filxhan me ujë limoni në mëngjes mund të mbajë metabolizmin tuaj të gjallë gjatë gjithë ditës. Tingëllon mirë, apo jo? Për fat të keq, ekspertët nuk mund ta mbështetin as këtë.
Disa ushqime, si piper i kuq, përkohësisht përshpejtojnë metabolizmin përmes efektit termik të ushqimit, por nuk ka ndonjë studim ku thotë se limoni mund të bëjë të njëjtën gjë.
Megjithatë, nëse shtimi i limonit në ujin tuaj ju ndihmon të pini më shumë se zakonisht, kjo mund të sjellë përfitim.
Miti 5: Është një mrekulli anti-plakje
Ndërsa lëngu i limonit mund të sigurojë një dozë të mirë të antioksidantëve, kjo nuk do të thotë se ai është antiplakje.
Lëngu i limonit përmban nivele mesatarisht të larta të vitaminës C, e cila luan një rol në shëndetin e lëkurës duke ndihmuar me formimin e kolagjenit. Për shëndetin optimal të lëkurës, duhet të konsumoni sa më shumë fruta, perime, mish si gjeldeti ose salmoni dhe fara, të cilat të gjitha sigurojnë lëndë ushqyese që promovojnë prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.