5 trendet teknologjike të 2017-ës për bizneset
Ja pesë tendencat e teknologjisë së biznesit që mund t’i merrni në konsideratë kur doni të nisni apo të zgjeroni biznesin tuaj.
- Transmetimi interaktiv
Një pjesë e njerëzve kanë dëgjuar për transmetimin live, i njohur gjithashtu si transmetimi interaktiv. Shërbimet e ndryshme si Facebook Live, YouTube, Instagram Live apo Twitter Periscope e kanë popullarizuar disi teknologjinë. Ajo që shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë është se transmetimi interaktiv është gati për të “shpërthyer”.
“Ne jemi në një moment kthesë dhe 2017-ta duhet të jetë viti kur kjo teknologji duhet të zgjerohet”, shpjegon Tony Zhao, themeluesi i një firme komunikimi në kohë reale, Agora.io, i cili i jep bizneseve aftësinë e duhur për të implementuar streaming video HD dhe transmetimin interaktiv në aplikacionet apo portalin e tyre. Ky shpërthim tashmë ka ndodhur në Kinë. Afërsisht 46% e popullsisë së Kinës ka përdorur internetin si dhe aplikacionin interaktiv të transmetimit, tregon kjo e dhënë e nxjerrë nga China Daily.
Projektet e Credit Suisse në tregun e transmetimeve interaktive në Kinë do të arrijnë në 5 miliardë dollarë deri në vitin 2017.
- Memoria e madhe për të gjithë
Aktualisht “një memorie e gjerë” duket më shumë si një lëvizje se sa një mjet biznesi për shumicën e firmave. Por kjo mund të ndryshojë në vitin 2017, kjo pasi shërbimet cloud të të dhënave po bëhen më të lehta për të shfrytëzuar.
Ju nuk keni pse të përdorni programe të rënda dhe të komplikuara që janë krijuar për biznese të mëdha për shembull si programi Hadoop. Shërbimet e tilla si Insight Squared i mundëson bizneseve një depërtim të rëndësishëm në programet e njohura dhe të përdorura tashmë si mjetet e QuickBooks, Google Analytics, Zendesks, dhe të tjerë. Shërbimet e tjera Cloud, siç mund të jetë Canopy Labs (e cila është falas deri në 5.000 përdorues), i ofron bizneseve hapësira të mëdha në memorie të cilat janë të përballueshme nga ata.
Ndërsa një memorie e madhe ka qenë një trend i zhvilluar për vite me radhë, viti 2017 mund të jetë viti i kthesës për përdorimin në masë të tyre.
- IoT (Internet of Things), ju ndihmon me shërbimin e konsumatorëve
Një tjetër tendencë që i është bërë jehonë për vite me radhë, por që pritet të ketë një përdorim të gjerë këtë vit, është dhe IoT “Internet of Things”, përdorimi i Internetit në çdo gjë, në çdo pajisje. Çfarë është e re është se IoT do të aplikohet në shërbimet ndaj klientit, si një mënyrë për të diferencuar biznesin në një ambient kompetitiv, ku eksperienca e mirë e konsumatorëve do të jetë në fokus.
Një shembull i aplikimit IoT për shërbimin e konsumatorëve janë makinat e lidhura. Me sensorë të lirë dhe lidhjes me celular, krijuesit e makinave kanë krijuar mënyra aktive të monitorimit pothuajse në çdo aspekt sa i përket makinave, siç mund jetë funksionimi i dritave, presioni i gomave, nevoja për servis, e kështu me radhë. Duke marrë këto të dhëna IoT i përpunon dhe njofton prodhuesit apo serviset e makinave në lidhje me problemet apo shërbimet e radhës që makina ka nevojë, duke parandaluar kështu dëmet e mëtejshme në makinë si dhe duke kursyer para në harxhimin sa më eficient të karburantit.
E gjitha kjo mund të çojë deri në një përvojë fantastike për shoferët. Përdorimi i IoT mund të aplikohet në industri të tjera të cilat mund të sjellin përfitime apo përvoja të ngjashme me konsumatorët.
- Realiteti i zmadhuar
Ndërsa realiteti virtual mund të ketë ngecur në përdorimin e tij, pavarësisht përpjekjeve të Facebook, Google, Samsung, etj, realiteti i zmadhuar ka një qasje në rritje për vitin 2017.
Potenciali i realitetit të zmadhuar është treguar vitin e kaluar me maninë e Pokemon Go, dhe tregoi se teknologjia është shumë më e lehtë për t’u integruar, përdorur dhe miratuar nga përdoruesit, pasi nuk kërkon pajisje shtesë, thjesht një telefon smart dhe kaq. Goldman Sachs vlerësoi tregun e realitetit të zmadhuar në 80 miliardë dollarë për periudhën 2017-2025.
Sot gati 67% e bizneseve kanë marrë parasysh dhe janë duke shtuar përdorimin e realitetit të zmadhuar në ndërmarrjet e tyre, kjo sipas Tech Pro Research, ku rreth 20% e bizneseve mund t’i shtohen vetëm gjatë këtij viti.
- Punëtorët të cilët punojnë në distancë po bëhen më të zakonshëm
Disa biznese dhe iniciativa të reja në punësim, kanë treguar se tashmë mund të përdoren ekipe pune në distancë, dhe se nuk është më e nevojshme prezenca dhe kontrolli i tyre në një zyrë apo kompani. Me rritjen e platformave të bashkëpunimit siç mund të përmendim Slack dhe Videot Chat si psh. Skype për biznese, tashmë kompanitë kanë filluar të punësojnë punonjës pa qenë nevoja e të qenurit prezent për të bërë një intervistë, apo për të dhënë një punë. Kjo do të thotë se tashmë punonjësit mund të përshtaten me orare dhe kushte më fleksibël, duke i bërë ata më produktiv, më të lumtur dhe më të prirur për të mbyllur një punë sa më mirë, shprehet zëdhënësi për firmën e telekomutimit, WestJet, në një artikull të Huffington Post.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.